E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënimet dhe varjet që peshojnë në ndërgjegjen e familjes së Edvin Kristaq Ramës

Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi ka denoncuar dje firmosjen e dënimit me vdekje të poetit disident Havzi Nela nga Kristaq Rama, i ati i kryetarit mandatprerë të PS-së, publikuar për herë të parë nga gazeta “55”, duke i kërkuar Edi Ramës, që t’u kërkojë falje qytetarëve për aktin çnjerëzor të babait të tij”

Deklarata e plotë e deputetit Aldo Bumçi - Partia Demokratike i bëri thirrje dje kryesocialistit Edi Rama që ti kërkojë falje qytetarëve në mbarë vendin për vrasjen e poetit të pafajshëm Havzi Nela. Deputeti demokrat, Aldo Bumçi u shpreh dje se ky vendim kriminal është pjesë e aktit të xhelatëve kundër intelektualëve shqiptarë. “Këtu është një vendim xhelatësh në të cilin kanë firmosur Ramiz Alia, Kristaq Rama për dënimin me varje më datë 10. gusht 1988 ditën e mërkurë në mes të Kukësit të disidentit dhe poetit Hafzi Nela për fajin e vetëm se në vargjet e tij kërkonte të drejtat e njeriut. Këtë vendim po ja nisim dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Selinë e Partisë Socialiste. Edi Rama ky është vetëm një nga vendimet kriminale të atit tënd biologjik të cilin po ta dërgojmë me shpresën që do të nxisë sadopak për të dënuar këtë akt xhelatësh kundër intelektualëve shqiptarë. Për ti kërkuar falje publike familjes se Hafzi Nelës, qytetarëve të Kukësit dhe të mbarë Shqipërisë për këtë akt kriminal të babait tënd biologjik”, u shpreh Bumçi, duke publikuar për mediat faksimilen e vendimit të Presidiumit Popullor, ku ndër firmëtarët e marrjes së këtij vendimi makabër, është edhe Kristaq Rama, babai biologjik i Edi Ramës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›