Ja se si për 9 vjet me radhë Edvini i mohoi kafshatën e gojës fëmijës së tij

Partia Demokratike publikon dosjen e radhës të procesit të zi gjyqësor të Edvin Ramës, nga ku ai shkatërron familjen
Fjala e plotë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Erla Mëhilli:
“Sot shtypi i përditshëm boton faksimilen e proces verbalit original të gjyqit, qershor 2000, në të cilin znj.Makoçi padit përsëri Edvin Kristaq Ramën, pasi ai jo për 9 ditë, as për 9 javë, as për 9 muaj, por për 9 vjet rrjesht i kishte mohuar djalit të tij si atësinë ashtu edhe kafshatën e gojës. Dhe këto dokumenta për t’ja u rikujtuar i ka botuar për herë të parë në fletushkën e tij ndihmësi i tij aktual kryesor sot, Ymer Baze. Është shumë i hidhur fakti se tortura, poshtërimi, dhuna ndaj viktimave të këtij procesi, ka marrë fund vetëm në vigjilje të fushatës elektorale të viti 2000, kur Edvin Kristaq Rama vendosi të kandidonte për Kryeplak të Bashkisë së Tiranës. Vetëm atëherë, aspak i penduar por thjesht i kalkuluar, vetëm për shkaqe elektorale Edvin Kristaq Rama detyrohet të pranojë atësinë, dhe së bashku me të edhe kafshatën e gojës, fëmijës së tij që për 9 vite rrjesht, e përbuzi në dyert e gjykatave së bashku me të ëmën, madje duke refuzuar edhe analizën e AND-së të kërkuar nga Gjykata për të faktuar këtë pretendimin e tij se fëmijën e kishte me të atin (pra me të atin e vetë Ramës). Sot unë dua t’i shtroj pyetjen çdo nëne, çdo gruaje çdo babai shqiptarë se cili është mendimi i tyre? Cili është ai njëri që për 9 vjet rrjesht i mohon djalit të tij atësinë dhe kafshatën e gojës duke e pranuar vetëm pas 9 vjetësh, për shkak të fushatës elektorale dhe vetëm për leverdi politike? A mundeni ju të besoni se ky zotëri që mohon pa asnjë bazë, mbasi refuzoi edhe analizën e vërtetësisë, atësinë dhe kafshatën e gojës djalit të tij do të mund të ketë dashuri, dhëmbshuri dhe kujdes për fëmijët tuaj dhe fëmijët e shqiptarëve?”.
...