E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilltarët Demokratë në Bashkinë e Tiranës kërkojnë me urgjencë shkarkimin e Edvinit: Është i rrezikshëm shoqërisht, po shkatërron shëndetin e qytetarëve

Ferdinand Pone, reagon në emër të këshilltarëve të PD-së, për veprimin e çmendur e të papërgjegjshëm të hedhjes nga Edi Rama të plehrave te Ura e Lanës. “Një akt i paprecedent, një akt papërgjegjshmërie e çmendurie ka ndodhur dje natën! Qytetarët e Tiranës, qyteti i Tiranës ka parë, ka prekur dje rrezikun që i kanoset nga Edi Rama, nga ky i çmendur e psikopat i ç’ekuilibruar. Ai, në një gjendje mendore e emocionale të çekuilibruar e renduar, nën spazma psikopatie e skizofrenie të theksuara, tentoi të ndotë me dashje qytetin, të shkatërrojë qytetin, të infektojë e shkatërrojë qytetin duke zbrazur plehrat tek ura e Lanës. Ky njeri shoqërisht i rrezikshëm, ky psikopat i rrezikshëm, që u merr qytetarëve të Tiranës tre herë më shumë taksa apo tarifa pastrimi nga sa duhet edhe për një shërbim normal pastrimi, tani në krizat e tij të skizofrenisë po i jep shenja të thyerësit të rrezikshëm të ligjit, të dëmtuesit me dashje të interesit publik, të dëmtuesit e shkatërruesit me dashje të shëndetit publik të qytetarëve. Ai, psikopatia e tij, veprimet e tij në kundërshtim flagrant me ligjin, përbëjnë rrezikun iminent të paligjshmërisë dhe rrezikshmërisë. Ky akt është i patolerueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet nga të gjithë qytetarët e institucionet e tyre Grupi i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës do të kërkojë urgjent shkarkimin edhe ‘de jure’ të Edi Ramës nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë. Funksioni i kryetarit të një bashkie, aq më tepër të kryeqytetit është totalisht i papajtueshëm me sjelljet dhe veprimet prej psikopati e skizofreni që demostron rrezikshëm Edi Rama, në shpërthimet e tij antiligjore, shoqërisht të rrezikshme, mendërisht dhe moralisht të pakontrolluara dhe që si të tilla duhen trajtuar me rigorozitetin maksimal”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›