E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë- nis fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve në 21 komuna

Ka filluar fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve vendore në Kosovë. Balotazhi do të zhvillohet në 21 komuna në të cilat asnjëri nga kandidatët për kryetarë nuk ka marr mbi 50 për qind të votave. Në garë për balotazh janë Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë. Paraprakisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet për shumicën nga 36 komunat. Partia Demokratike e Kosovës garon për raundin e dyte të zgjedhjeve në 17 komuna, në 12 prej tyre ishte në avantazh gjatë raundit të parë. Në Suharekë e në Vushtri në balotazh janë PDK dhe partia në opozitë AAK. Lidhja Demokratike e Dardanisë garon në dy komuna dhe Aleanca Kosova e Re garon në komunën e Kamenicës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›