Nuk pranonte divorcin, rreh bashkëshorten
12/09/2009 Thyen urdhrin e mbrojtjes së gjykatës
ELBASAN-Nuk pranonte kërkesë për divorc, keqtrajton dhe kanos bashkëshorten pasi ekzistonte edhe një urdhër mbrojtje nga gjykata. Ngjarja është regjistruar rreth orës 22.00 kur 44-vjeçari S. V. ka shkuar në shtëpinë e bashkëshortes L. V. në lagjen “11 Nëntori”. Pasi kanë debatuar mbi një proces që kishte filluar për ndarjen përfundimtare, burri ka humbur arsyen dhe ka filluar ta godasë e ta kërcënojë gruan. Edhe pse ndaj burrit ekziston një urdhër gjykate që nuk e lejonte t’i afrohej gruas pasi rastet e dhunës nuk mungonin mes bashkëshortëve. Kështu sipas dëshmisë së gruas pas grindjeve të vazhdueshme burri e keqtrajtonte dhe ajo i ishte drejtuar gjykatës bashkë me kërkesën e divorcit. Kjo kërkesë ka hasur në refuzimin e bashkëshortit, por duke parë marrëdhëniet e acaruara dhe episode e mëparshme të dhunës së burrit ndaj gruas ka marrë vendim për mbrojtjen e gruas. Urdhri i mbrojtjes e ka acaruar edhe më tepër 44-vjeçarin, i cili një ditë më parë e ka thyer këtë urdhër. Kjo ka bërë që gruaja të telefonojë policinë. Kjo e fundit ka arrestuar në flagrancë 44-vjeçarin duke e gjetur në territorin ku nuk duhet të shkelte.