Interpoli sjell me pranga të dënuarin për vrasje
12/09/2009 U dënua me 17 vjet burg
TIRANE- Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës kreu ekstradimi nga Roma-Itali drejt Shqipërisë të shtetasit shqiptar Ardian Çukaj lindur në Pukë dhe banues në Durrës. Mësohet se për 32-vjeçarin e sipërcituar Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr. 3, të datës 18 janar 2005 e ka dënuar shtetasin Ardian Çukaj me 17 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion”. Nga hetimet që kanë kryer prokurorët e organit të akuzës rezulton se në shtator 2001, shtetasi Ardian Çukaj, në bashkëpunim me shtetasin Haxhi Aliaj, me anë të mashtrimit kanë dërguar në Itali shtetasen F. A., me qëllim për ta shfrytëzuar këtë të fundit për prostitucion. Mësohet se transportimi i të dëmtuarës nga Shqipëria për në Itali është kryer me gomone. Sapo ata kanë mbërritur në brigjet italiane, i pandehuri dhe bashkëpunëtori i tij Haxhi Aliaj, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë që ta bindnin shtetasen F.A për të kryer prostitucion në rrugët e Romës. E dëmtuara është detyruar të dalë në rrugë duke kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Të gjitha të ardhurat që ajo përfitonte nga klientët e ndryshëm, ia dorëzonte dy të pandehurve Ardian Cukajt dhe Haxhi Aliajt. Ndërkohë që pas arrestimit të saj nga policia italiane, e dëmtuara u riatdhesua në Shqipëri, vend në të cilin ajo depozitoi një kallëzim penal në ngarkim të dy shtetasve të sipërcituar. Arrestimi i Çukajt u kryer më 4 nëntor të 2008 nga agjentët e Interpol Roma.