E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton ta përdhunojë studenten, në kërkim

12/09/2009  Vajza kishte marrë dhomë në hotel

ELBASAN-Pasi kanë pirë kafe bashkë, vajza ka rezervuar një dhomë hoteli dhe kjo është ndjekur me vëmendje nga i riu 25-vjeçar që i ka hyrë në dhomë vajzës dhe ka tentuar ta përdhunojë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 19.00 të një nate më parë kur shtetasja M. A me banim në komunën Gjergjan ka qenë bashkë me një djalë në një hotel në afërsi të një karburanti pranë fshatit Katund i Ri duke pirë kafe. Mësohet se vajza studente në universitet duket se ka dashur të qëndrojë në dhomën e hotelit, por e vetme. Kjo ka bërë që djali me banim në lagjen “Skënderbej” që e ka shoqëruar vajzën në kafe, të ngjitet në dhomën e saj. Kur ajo e ka refuzuar, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Zhurma dhe të bërtiturat e vajzës kanë bërë që të ndërhyjnë punonjës të hotelit, ndërkohë që djali ia ka mbathur me shpejtësi. Vajza 20-vjeçare ka bërë kallëzim në polici kundër 25-vjeçarit S.Sinani. Policia e ka shpallur në kërkim për veprën penale marrëdhënie seksuale me dhunë të mbetur në tentativë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›