Denohen 2 zyrtaret e tendereve, lirohet biznesmeni
Redinalda Caushaj
Abuzimi me tenderet e Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta u kushton nga 40 muaj burg dhe 26 milione leke gjobe dy zyrtareve te larte te ketij dikasteri. Gjykata e Tiranes denoi dje ish-sekretarin e Pergjithshem te ministrise, Spartak Gjini dhe kreun e prokurimeve, Llambi Tarka, ndersa liroi me afatet e paraburgimit biznesmenin Fiqiri Pali, pronar i firmes fituese te tendereve, "SiRet Albania". Megjithese prokuroria pretendoi 5 vjet burg per Gjinin dhe 4 per Tarken, trupi gjykues ka vendosur te fale nga 2-3 vjet burg secilit, ndersa u pranoi dhe gjykimin e shkurtuar. Zyrtaret u akuzuan per tre tendere te rikonstruksionit te godinave te pritjes ne Linze, Durres dhe ate te ministrise, me vlere rreth 700 milione leke, duke pretenduar te perfitonin 10 per qind te vleres. Por gjate pergjimeve u zbuluan, ndersa pati dhe nje denoncim nga nje prej biznesmeneve qe humbi tenderet ne konkurrim.
Gjykata e Tiranes i ka dhene fund procesit gjyqesor per tre muaj, duke denuar tre te pandehurit e dosjes "Rikonstruksioni", te hapur ne nentor te vitit te kaluar. Spartak Gjini, 51 vjec, ish-sekretar i MPCSSH u denua me 20 muaj burg dhe 13 milione leke gjobe dhe po kjo mase denimi u dha per anetarin e komisionit te prokurorimit, Llambi Traka, 50 vjec. Nderkohe qe nga ulja e denimit ka perfituar biznesmeni Fiqiri Pali, per te cilin u dha nje vit burg dhe me afatet e paraburgimit u la i lire diten e djeshme. Tre te pandehurit u akuzuan per "korrupsion pasiv dhe aktiv". Togat e zezat Gjykates se Tiranes te kryesuara nga gjyqtari Martin Deda kane denuar me 2 vjet e 6 muaj burg me gjykim te shkurtuar Gjinin dhe Tarken, te cileve tashme u mbeten vetem 20 muaj burg. Dy ish-zyrtaret jane denuar edhe me nga 1,3 milione leke gjobe, ndersa biznesmeni Pali me 600 mije leke gjobe. Avokatet mbrojtes pretenduan pafajesine e te pandehurve, por kjo kerkese iu hodh poshte diten e djeshme, duke u lene te hapur rrugen e Apelimit.
Tre te pandehurit rane ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Rikonstruksioni". Keta te fundit akuzohen nga ana e Prokurorise se Tiranes, nga njesia e Task Forces, per abuzime me tre tendere te kryer nga kjo ministri. Behet fjale per tenderin e rikonstruksionit te godines se Qendres se Refugjateve Linze, me vlere 4 milione leke, rikonstruksionin e Ministrise se Punes, me vlere 37 milione leke si dhe rikonstruksioni i Qendres se Formimit Profesional Durres, me vlere 30 milione leke. Sipas prokurorise, te pandehurit Gjini e Tarka kane paracaktuar fituese firmen e ndertimit qe do te kryente punimet, duke mos u dhene mundesine e konkurrimit firmave te tjera, gje e cila perben vepren penale te "korrupsionit pasiv".
Pergjimet per tenderet e rikonstruksioneve
Zyrtaret dyshohet se i kane kerkuar administratorit te shoqerise "Derveni" qe te dale nga konkurrimi. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, Spartak Gjini gjate konkurrimit e ka skualifikuar firmen "Derveni", me argumentin se kishte hedhur zarfin ne menyre fyese, por ne te vertete i kishin thene se ishte perpjekur kot ne konkurrim. Ne tabulatet e transkriptuara organi i akuzes i ka bere te ditur gjykates se dy ish-zyrtaret i kane thene perfaqesuesit te firmes "Derveni" se duhet te terhiqej, pasi do shpallej fitues ne tendere te tjere. Me 1 tetor te vitit 2007, Gjini ka shpallur fituese firmen "Siret Euroalbania".