Telefonata anonime per gjimnazisten e zhdukur
Prinderit e 15-vjecares se zhdukur prej nje jave rrefejne ne polici telefonatat anonime qe kane marre nga persona te paidentifikuar. Uniformat blu zbarkojne ne lokale, pabe dhe disko per te kryer kontrolle, pasi dyshohet se Xhuljeta Agolli mbahet e fshehur ne keto ambiente me qellime shfrytezimi. Maks dhe Elnije Agolli tregojne se vajza e tyre eshte rrembyer, nderkohe qe fqinjet diten e ngjarjes kishin vene re pas shtepise se tyre ne fshatin Rreth Libofshe dy vetura tip "Benz", nje me ngjyre te kuqe dhe tjetra ngjyre gri. Burime zyrtare te policise thane dje, per gazeten "KJ", se po hetojne rreth telefonatave anonime te kryera ne familjen Agolli, ndersa kane lokalizuar nje prej vendeve ku dyshohet se mbahet e fshehur adoleshentja gjimnaziste e vitit te dyte. Mengjesin e djeshem, bashkeshortet Agolli, jane shfaqur para dyerve te Drejtorise se Policise se Fierit, ku kane marre kontakt me kreret e komisariatit. Sipas bisedes se bere me ta, mesohet se qe prej dites se merkure ne aparatin e tyre celular dikush u telefonon me numer te fshehur, por qe nuk u flet. "Edhe pse jemi munduar te komunikojme, disa here kemi folur dhe disa here te tjera nuk kemi folur, perseri pertej receptorit askush nuk ka folur", pohuan per gazeten dy prinderit e 15-vjecares. Burre e grua kane marre kontakt me shefin e rendit te komisariatit, ku kane qendruar perreth 30 minuta, duke treguar dhe detaje. Burime zyrtare thane per gazeten se dyshohet qe vajza mund te jete e strehuar ne nje lokal-disko, ne zonen jo shume larg Fierit. Megjithese u dyshuan dy prej punonjesve te repartit dhe njeri u shoqerua per disa ore, duke iu nenshtruar pyetjeve, perseri asnje fakt apo prove nuk u gjet per autoret.
Xh.Beharaj
Xh.Beharaj