Prokuroria: Asnje kerkese nga Kuvendi
Redinalda Caushaj
Prokuroria e Pergjithshme nuk ka marre ende nje kerkese nga Kuvendi per materialet hetimore shtese, qe u pretenduan gjate diskutimit ne Keshillin e Mandateve, disa dite me pare, per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Megjithese ne diskutimet midis anetareve te komisionit per tragjedine e Gerdecit u kerkua qe kerkesa e Prokurorise se Pergjithshme te shoqerohej me akte shtese, qe flisnin per shkeljet e ish- ministrit, deri diten e djeshme nje kerkese zyrtare ne organin qendror te akuzes nuk ishte depozituar. Burime zyrtare thane, per gazeten "KJ", se "grupi hetimor eshte i gatshem qe t'i vere ne dispozicion dokumentet qe kerkojne deputetet".
Ne mbledhjen e Keshillit te Mandateve dhe Imuniteteve, perfaqesuesi i Partise Republikane, Arian Madhi, i ka kerkuar Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, qe kerkesa per heqjen e imunitetet duhet te shoqerohet me dokumente shtese nga ana e prokurorise. Por, sipas procedurave ligjore, nepermjet nje kerkese Kuvendi i kerkon Kryeprokurores Ina Rama dokumentet qe vertetojne shkeljet e pretenduara ne kerkesen per heqjen e imunitetit. Megjithese pretendohet materiali shtese, nje kerkese e tille deri dje nuk kishte mberritur ne zyren e depozitimit ne Prokurorine e Pergjithshme. "Ne nuk jemi njohur me kete kerkese, por vetem kemi degjuar, pasi shkresa nuk ka mberritur. Ne momentin qe do te vihemi ne dijeni, do te shqyrtojme edhe dokumentet qe Kuvendi kerkon prej nesh", tha nje zyrtar i organit qendror te akuzes. Prokuroria eshte e gatshme te depozitoje drejt Kuvendit aktet dhe dokumentacionet qe ka firmosur ish-ministri dhe qe, sipas tyre, perbejne shkelje. Ne kerkesen per heqjen e imunitetit jane percaktuar te gjitha pikat e shkeljeve, te cilat jane permendur dhe ligjet qe ish-ministri Mediu dyshohet se ka shkelur, duke nisur qe nga nxjerrja e akteve nenligjore, apo evitimi i Shtabit te Pergjithshem per percaktimin e vendit ku edhe do te kryhej demontimi ne fabriken e Gerdecit. Ish-ministri Fatmir Mediu eshte personi i gjashte, i cili pritet te vihet nen hetim per ngjarjen e 15 marsit, ne te cilen humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Deri tani jane marre ne ndjekje penale Ylli Pinari, ish-drejtori i ndermarrjes "Meico", Mihal Delijorgji, administrator i firmes "Alba Demil", Dritan Minxholli, drejtor teknik ne fabrike, Dashnor Caushi, ish-drejtori logjistik ne Ministrine e Mbrojtjes dhe Sokol Gjeci, zyrtar ne kete ministri. Akuzat e ngritura nga prokuroria jane "shkelje e rregullave per lendet plasese dhe radioaktive", e "shperdorim detyre". Aktualisht hetohet per korrupsion, trafik armesh dhe nje gabim njerezor gjate demontimit ku shperthyen mbi 500 tone barut. Hetuesit presin edhe deshmite e pronarit te firmes amerikane SAC per demontimin, patrik Henry dhe asaj te tregtise, AEY, te Efraim Diverolit.