E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina ne Vjose, nxirret trupi i dyte

Tepelene - Nxirret nga lumi Vjose automjeti dhe trupi i pajete i emigrantit nga Fieri. Mengjesin e se premtes, ekipi i palombareve ka bere te mundur gjetjen e trupit te dyte qe i perkiste Ramazan Halilit, ndersa dy dite me pare u gjet bashkeshortja e tij, Melude Halili. Operacioni per nxjerrjen e automjetit me targa greke, HAB 84 91, eshte zhvilluar ne vendin e quajtur Ura e Fosforit, ne hyrje te qytetit te Memaliajt. "Kur mjeti ka dale ne siperfaqe ka rezultuar se kufoma e 47-vjecarit Ramazan Halimi nuk ka qene ne mjet", thote zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Rreth ores 15:30, ne vendin e quajtur Leshnje, poshte lagjes Shehaj, rreth 9 kilometra larg vendit te ngjarjes, eshte bere e mundur gjetja e trupit te pajete te emigrantit.

B. K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›