E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu kercenon kryegjyqtaret: Ndeshkoheni per cdo shkelje

Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise paralajmeron 16 kryegjyqtaret e perzgjedhur me testim se do te ndeshkohen, nese konstatohet nje shkelje sado e vogel ne punen e tyre. Kreshnik Spahiu ka mbledhur dje kreret e gjykatave, duke kritikuar punen e paraardhesve te tyre dhe duke promovuar Librin e Bardhe me 130 shenimet e gjyqtareve nga i gjithe vendi. Prezent ne takim edhe ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, i cili vuri ne dukje se nje pjese e kryegjyqtareve kishin plotesuar kushtet e tyre te luksit me makina e sherbime, nderkohe qe nje pjese tjeter e gjykatave nuk ishin te pajisura me kancelari, si leter apo boje. Madje, ai theksoi se nje pjese e kryegjyqtareve te larguar kishin sabotuar punen ne gjyqesor, duke u bere pengese per reformen ne drejtesi. Nga ana e tyre, kryegjyqtaret e rinj deklaruan se nevojiten edhe ndryshime ne Kodin Penal. Spahiu deklaroi se per hartimin e librit kane punuar nje grup ekspertesh, lektoresh dhe avokatesh, te cilet kane permbledhur sugjerimet e verejtjet e bera nga 130 gjyqtare". "Libri i Bardhe synon qe te shnderrohet ne nje manifest te pjeses se ndershme dhe vitale te pushtetit gjyqesor, e cila do ta udheheqe kete grupim ne levizjet per nje shtet ligjor dhe per shume pavaresi", ka bere te ditur dje nenkryetari i KLD-se. Kurse ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, pervec kritikave, u ka dhene edhe mbeshtetje te gjithe gjyqtareve, duke u bere te ditur se do te jete i gatshem t'i ndihmoje ata per problemet qe mund te paraqesin. Por, ai theksoi se, "ka ardhur koha t'i jepet fund praktikave te vjetra te KLD-se dhe se reforma ne drejtesi nuk mund te behet vetem". Libri i Bardhe i eshte derguar dje Kuvendit te Shqiperise, si nje ekspertize juridike.

R. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›