E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohen dy vëllezërit qër vranë nënën dhe motrën

Gjykata e Elbasanit

Elbasan – 39 vjet burg ka dhënë trupi gjykues për dy vëllezër, për veprën e vrasjes së nënës dhe motrës. Gjykata e Elbasanit ka hedhur poshtë kërkesën e akuzës për burgim të përjetshëm duke dhënë vendimin për dënim me 25 vite burg për Leonard Lekën dhe 14 vite për bashkëpunëtorin Dritan Leka.

Nga hetimet u be e ditur se në familjen Leka kishte debate mes dy viktimave dhe autorëve dhe natën e 18 marsit 2011, nën efektin e alkoolit dhe drogës, Leonardi ka qëlluar me armë zjarri mbi të motrën dhe më pas mbi nënën e tij, kur kjo e fundit ka kërkuar ti vijë në ndihmë vajzës së saj.

Donika dhe Manjola Leka, 63 dhe 32 vjeç, nënë e bijë, u vranë në banesën e tyre dhe vetëm pak minuta pas ngjarjes, autori i vrasjes, Leondardi, u dorëzua në polici, ku deklaroi se edhe krimin e kryer nga ana e tij por nga hetimet policia arrestoi më pas edhe të vëllain si pjesëmarrës në krim. /B.Nergjoni/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›