E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjyqi për 8 komisionerët e komunës Dajç

Gjatë një procesi numërimi votash, foto arkiv

Është shtyrë për herë të tretë seanca gjyqësore për komisionerët e qendrës së votimit të fshatit Dragushë në Komunën e Dajcit. Të akuzuarit për manipulimin e zgjedhjeve të 8 majit nuk ishin të pranishëm në seancën gjyqësore, gjithashtu mungonin edhe avokatët mbrojtës të tyre. Në sallë ishte vetëm avokati i njërit prej të akuzuarve. Kjo ka qenë arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore për me datë 29 maj.

Menjëherë pas vendimit të marrë për shtyrjen e seancës gjyqësore ka reaguar ish-kandidati Rrok Rroku, i cili ka ngritur padi ndaj komisionerëve. Duke parë shtyrjet njëpasnjëshme që po i bëhet kësaj çështjeje në gjykatën e Lezhës, unë jam i vendosur ti shkoj deri në fund deri sa të vendoset drejtësia, do ta ndjekë deri në Strasburg çështjen, ka thënë ai.

Pas verifikimeve të kryera nga Prokuroria rezultoi se kishin votuar 62 persona të cilët nuk ndodheshin në Shqipëri me 8 maj, ditën e votimit. Ndërsa 55 shtetas kishin përdorur pasaportat e vjetra si mjet identifikimi. /Lindita Kokaj/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›