E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohen dy zyrtarët e lartë të MP

 

Është zyrtare, gjykata ka dhënë vendimin për Spartak Gjinin ish-sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë së Punës. Ai është dënuar me 2 vjet e 6 muaj heqje lirie dhe do të dëmshpërblejë në shumën 13 milionë lekë të vjetra. Gjini akuzohej për korrupsion dhe favorizim dokumentesh për tender. Ndërkohë që është dhënë vendimi edhe kundër Llambi Tarkës, i cili është dënuar me 20 muaj heqje lirie. Llambi Tarka akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës për favorizim tenderash. Ai ka qenë në pozizionin e kryetarit të komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Vendimi është dhënë sot ne mesdite nga gjykata e Shkallës së Parë në qytetin e Tiranës.

Flamur Vezaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›