E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohen kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë

Duke përmendur tre raste në gazetat "Koha Ditore", "Lajm" dhe "Zëri", organizata thotë se në Kosovë ka një valë kërcënimesh kundër shtypit.

"Është e papranueshme dhe shumë shqetësuese që policia dhe autoritetet e gjyqësisë refuzojnë të veprojnë mbi bazën e ankesave të gazetarëve rreth kërcënimeve. U bëjmë thirrje autoriteteve evropiane që përmes misionit të EULEX-it menjëherë ta adresojnë këtë kulturë të pandëshkueshmërisë", thanë "Reporterët pa Kufij".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›