“Reporterët pa Kufij” dënojnë kërcënimet ndaj gazetarëve
PARIS- Organizata “Reporterët pa Kufij” dënon kërcënimet kundër gazetarëve investigativë në Kosovë, muajin e kaluar. Duke përmendur tre raste në gazetat “Koha Ditore”, “Lajm” dhe “Zëri”, organizata thotë se në Kosovë ka një valë kërcënimesh kundër shtypit. “është e papranueshme dhe shumë shqetësuese që policia dhe autoritetet e gjyqësisë refuzojnë të veprojnë mbi bazën e ankesave të gazetarëve rreth kërcënimeve”, thotë organizata me seli në Paris.
“U bëjmë thirrje autoriteteve evropiane që përmes misionit të EULEX-it, menjëherë ta adresojnë këtë kulturë të pandëshkueshmërisë”, thonë "Reporterët pa Kufij".
Më tej, organizata i kritikon organet e rendit për mosefikasitetin e tyre në zbulimin e kërcënimeve ndaj gazetarëve.
“Ne nuk mund të pranojmë që hetimet e policisë nuk rezultojnë gjithmonë me sukses për identifikimin e kërcënuesit, por është tmerruese kur shihen zyrtarët që bëjnë çmos për t'i pamundësuar mediat nga të drejtat legjitime të tyre”, thuhet në reagim. “Nëse Qeveria e Kosovës vërtet dëshiron t'i bashkangjitet Bashkimit Evropian, ajo duhet të sigurojë respekt për të drejtën e mediave që t'i hetojnë të gjitha fushat e ekonomisë, sidomos kompanitë publike, të cilat menaxhohen dhe kontrollohen nga shtetit”, përfundon reagimi i organizatës “Reporterët pa Kufij”.
(e.n/News24/BalkanWeb)