Kriza financiare lë ballkanasit pa pushime
Një studim i fundit i “Eurobarometër” zbulon se vitin e kaluar rreth 65 për qind e bullgarëve, 62 për qind të rumunëve dhe nga 61 për qind të qytetarëve të Maqedonisë dhe Hungarisë, nuk kanë kaluar pushime si pasojë e mungesës financiare.
Hulumtimi ka treguar se 69 për qind e evropianëve vitin e kaluar kanë udhëtuar së paku një herë për arsye private apo afariste. Arsyeja më e shpeshtë për udhëtim kanë qenë pushimi (37 për qind), dëshira për të qenë në diell dhe plazh (19 për qind) dhe vizita e farefisit dhe miqve (17 për qind).
Prej atyre që kanë qenë me pushime, thuajse gjysma kanë udhëtuar me automobil apo me motor, ndërsa një e treta me aeroplan. Po ashtu, gjysma e turistëve udhëtimet i kanë organizuar vetë, ndërsa 13 për qind këtë ia kanë lënë agjencisë turistike.
Rreth 40 për qind e evropianëve konsiderojnë se do të duhej të kursejnë mjete plotësuese për të udhëtuar për pushime vjetore gjatë këtij viti, ndërsa dhjetë për qind kanë thënë se janë hasur në vështirësi serioze financiare, të cilat do të ndikojnë në planet e tyre për udhëtim, tregoi hulumtimi i Eurobarometër.