Zv/kryeministri Meta, mbërrin në Beograd
BEOGRAD- Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka mbërritur sot (ora 12:00) në Beograd, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbis¸, z. Vuk Jeremiç.
Në këtë vizitë Meta shoqërohet nga anëtarë të kabinetit të tij, ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroslav Zaric, dhe një grup gazetarësh shqiptarë.
Kreu i diplomacisë së Shqipërisë, Ilir Meta, pritet të takohet me autoritetet më të larta të Beogradit, sipas axhendës së publikuar një ditë më parë nga zyra e shtypit e dikasterit që drejton.
Veç bisedimeve zyrtare me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë z. Vuk Jeremiç, Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Ilir Meta, do të zhvilloj¸ takime të veçanta edhe me Presidentin e Republikës së Serbis¸, z. Boris Tadiç, Zv/Kryeministrin p¸r Integrimin Evropian, z. Bozhidar Gjeliç, Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Brendsh¸m, z. Ivica Daçiç si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Serbi.
Në axhendën e vizitës do të jenë çështje të marrëdhënieve dypalëshe, si edhe të bashkëpunimit rajonal dhe nd¸rkomb¸tar.
Vizita zyrtare e Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme z. Meta në Beograd është një tregues i qartë i prioritetit që politika e jashtme e Shqipërisë i jep zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve me vendet e rajonit në kuadër të përshpejtimit të perspektivës evropiane për vendet tona.
Gjat¸ kësaj vizite pritet t¸ nënshkruhen edhe marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.
Kjo është hera e parë pas 7 vitesh që Meta në cilësinë e shefit të diplomacisë shqiptare viziton sërish Beogradin.
Për herë të fundit ai ka qenë në Serbi në datën 27 nëntor 2002, ku zhvilloi takime me nënkryetarin e qeverisë federale të aso kohe, Miroljub Labus si edhe presidentin e Jugosllavisë, e cila ende nuk ishte shpërbërë, Vojisllav Koshtunica
(d.b/BalkanWeb)