Whithers policia e panvaruar zhardh krimin
Autori i Lajmit: red.
Ambasadori amerikan John Ëhithers thekson pavaresine e policise, si nje faktor kyc per parandalimin e krimit. Kjo deklarate e tij u be gjate konferences ballkanike per “ Trajnimin dhe Lidershipin ne Polici”. “Pavaresia e Policisë nga cdo manipulim politik eshte me rendësi thelbesore për ndërtimin e besimit të publikut”, tha Ëhithers. Ne Konferencen e zhvilluar sot paradite te pranishem ishin ambasadori amerikan ne Tirane, John Ëhithers, kreu i OSBE-se Robert Bosch, Ministri i Brendshem, Bujar Nishani dhe Drejtori i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci. Ne konference foli dhe kreu i prezences ne vendin tone, Bocsh, i cili tha se ne radhet e policise nevojiten trajnime te vazhdueshme si nje mase antikrimi dhe antikorrupsioni. Bujar Nishani nga ana e tij vuri theksin tek progresi qe eshte bere ne polici sidomos ne nivelin e shkollimit. Edhe ai pohoi se jane te nevojshme trajnimet e efektiveve dhe shkëmbimi i eksperiencave nga policite nderkombetare me ato shqiptare. "Trajnimi mbi bazen e formimit te përgjithshëm policor, mbi bazën e shërbimit të komunitetit dhe të nxitjes së karrierës, mbi bazën e aftësive dhe nivelit trajnues janë një bazë e rëndësishme per një bazë policore te konsoliduar. Ndërkohë që drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Ahmet Premci, tregoi për ndryshimet që janë bërë jo vetëm në legjislacion, por dhe në aplikimin e metodave që garantojnë punonjës të policisë më të informuar më me etikë dhe që respektojnë në çdo hap të aktivitetit të tyre liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Përfaqësuesit e vendeve donatore të programeve kualifikuese të policive theksuan më shumë nevojën e trajnimeve cilësore për të gjitha nivelet, si një masë efikase antikrim dhe antikorrupsion.
Ky lajm është publikuar: 30/07/2008