E Shtunë, 31 Tetor 2026

Germenji: Prokuroria te nise hetimet per deshmi te rreme

Avokati Vladimir Germenji, kerkoi dje nisjen e hetimeve nga organi i akuzes per deshmitarin Myzafer Elezi. Sipas mbrojtjes i pandehuri ka dhene nje deshmi te rreme para gjykates, ne krahasim me deklarimet e dhena para oficereve te policise gjyqesore. Deshmitari Elezi u thirr dje vetem per te dhene shpjegime nese ishte dhunuar apo jo gjate marrjes ne pyetje deshmitari Vladimir Kendezi. Elezi shpjegoi se ai jo vetem qe nuk ishte rrahur, por kishte qene shume i kthjellet kur kishte dhene deklarime ne vitin 1999. Ne fund, deshmitari sqaroi se Kendezit i ishte shpjeguar, se kishte te drejten e nje avokati gjate dhenies se deklarimeve nga ana e tij, por ai nuk kishte pranuar.

Ngjarja e ndodhur ne 4 mars te vitit 1997

Te pandehurit ne kete gjykim jane Vladimir dhe Nestor Sinani, Eduart Cipa, Alqi Paguni, Edmond Sejko, Mikel Kendezi, Arben Kendezi, Agron Qurku, Aleksander Bala dhe Ristan Lapa. Ngjarja per te cilen akuzohen te pandehurit ka ndodhur me 4 mars te vitit 1997, ku u vra me arme zjarri dhe me pas u dogj, nga nje grup personash ne "Qafe Gjashte" te Sarandes, efektivi i policise Gjergji Mehmeti. Autoret e dyshuar per kete krim moren peng policin Eduart Aliaj. Ndersa dy efektivat e tjere Myzafer Blushi dhe Sokol Bizhga, arriten qe te shpetojne. Nga hetimet ka rezultuar se kater efektivat e policise kishin udhetuar nga Vlora per ne Sarande, per te ngritur komisariatin e djegur dhe per te qetesuar gjendjen, pas trazirave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›