E Diel, 1 Nëntor 2026

Beja, dhurata dy nxenesve te nderuar me medalje

Ministri i Arsimit dhe Shkences, Fatos Beja priti dje dy nxenes te talentuar, Aurora Kapo 7 vjec nga Durresi fituese e Festivalit Evropian per Femije dhe Drit Sokoli, 19 vjec nga Shkodra, fitues i Medaljes se Arte per shkollat e mesme per vitin 2008.

Beja i dorezoi Medaljen e Arte nxenesit Drit Sokoli dhe me kete rast ai e vleresoi jo vetem Dritin por te gjithe ata nxenes qe investojne ne dijet e tyre. "Me shume kenaqesi, sot ne MASH ne presim dy femije, dy fitues, dy nxenes te cilet me meritat e tyre kane nderuar veten, familjen, mesuesit e tyre, te gjitheve ne. Aurora e cila ka dale kampione ne Evrope, shume para vendit te dyte, qe ishte Franca. Nje kengetare e vogel, e cila ne te gjithe besojme, do te na nderoje edhe ne konkurrime te tjera nderkombetare", tha Beja. Me pas ministri pergezoi kompozitorin e kenges fituese si dhe mesuesit e prinderit e pranishem dhe shtoi se dyert e Ministrise se Arsimit dhe Shkences do te jene gjithmone te hapura per nxenesit dhe studentet e talentuar ne mesime apo ne arte per ti promovuar ata si shembuj per brezin e tyre, por edhe per brezat qe do te vijne. Te dy nxenesit bashke me shoqeruesit e tyre falenderuan Ministrin e Arsimit per pritjen qe u be ne MASH dhe per dhuratat simbolike, nje Lap top dhe nje set librash shkencore per medalistin dhe nje set me libra per femije per kengetaren e vogel.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›