Bashkia, 324 milione leke per rikonstruksionin e Unazes se Re
Me nje fond prej rreth 324 milione lekesh nga te ardhurat e Bashkise se Tiranes, ka nisur rikonstruksioni i infrastruktures ne bllokun 79, kufizuar nga rruget "Irfan Tomini", Unaza e Re, rruga e "Kavajes", Bulevardi "Bajram Curri", ne Njesine Bashkiake Nr. 5. Gjate inspektimit te punimeve, per rehabilitimin e ketij blloku banimi, Kryebashkiaku Rama u shpreh se kapitulli i veshtire i rehabilitimit te blloqeve te banimit, ku ka kaq shume probleme per te sistemuar, po vazhdon te shkruhet me nje pune te jashtezakonshme. Ai theksoi se ne bllokun e banimit numer 79 qe po rikonstruktohet, nje sistem teresor i ri kanalizimesh, ndricimi, hapesirash publike po merr jete dhe ku nje tjeter pjese e Tiranes po i bashkengjitet trupit te Tiranes evropiane. "Kjo eshte rruga drejt te ardhmes, rruga e rindertimit, rruga e punes, rruga e integrimit te te gjitha blloqeve te banimit ne nje qytet te vetem, qyteti i te nesermes evropiane te femijeve tane", tha Rama ne ceremonine e punimeve. Blloku Nr. 79 ndodhet ne pjesen jug-perendimore te qytetit te Tiranes, dhe siperfaqja qe parashikohet te trajtohet eshte rreth 30 ha. Projekti i rikonstruksionit parashikon ndertimin e 5.684 metrave lineare rruge te brendshme. Gjeresia e rrugeve do te jete 4 deri ne 9 metra, me trotuare nga te dy anet, te shtruar me pllaka betoni, me gjeresi nga 1 deri ne 3 metra.