E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh Tironsit per Rilindje

“Tironsit për Rilindje” ishte titulli i takimit që kryesocialisti Edi Rama dhe ekipi i tij zhvilluan me disa familje të vjetra të kryeqytetit.

Pasi u drejtoi Bashkinë për 11 vjet, “dhondrri i Tironës” shfrytëzoi gruan për t’u kërkuar votën familjeve të vjetra të kryeqytetit.

Dhe Linda Basha tregoi se dinte si të trokiste në portat e tyre.

Duke ditur se ku u qan zemra tironsave, bashkëshortja e kryesocialistit nuk la pa përdorur kartën e pronave.

Vetë “dhondrrit” nuk i ngeli veçse se të konfirmonte.

Por të vërtetën në sy, tironsave ua tha një jabanxhi.

Socialistët theksuan se këto zgjedhje për nga rëndësia janë si ato të vitit 1992, kur nuk u zgjodh jo mes dy palësh por mes dy epokash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›