E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot rinis puna në minierën e Bulqizës

Pas shumë javësh ndërprerje, më në fund 700 minatorët e Bulqizës rikthehen sot në punë. Vendimi është marrë nga Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave, AKPN-ja dhe METE pas inspektimit të bërë dje në galeritë e minierës. Pas inspektimit ka rezultuar se puna mund të rinisë në nivelin e 12-të, 13, 14 dhe 15-të.
 

I gjithë procesi i punës është ndërprerë pas shpërthimit që ndodhi në muajin tetor në një prej galerive të Bulqizës, ku mbeti i vdekur minatori Naim Shyti, ndërsa 8 të tjerë morën plagë të lehta në trup.

Një shkëndijë zjarri sipas specialistëve dhe hetuesve është bërë shkak për këtë shpërthim që mori jetën e një personi dhe rrezikoi edhe jetën e shumë të tjerëve. Për të parandaluar fatkeqësi të tjera, u bë edhe pezullimi i punës me qëllim seleksionimin e fronteve që paraqesin ose jo rrezikshëmri të lartë për jetën e punonjësve.
 

Shpërthimi ndodhi në galeritë që administroheshin nga kompania koncesionare ACR dhe për këtë firma u gjobit me një shumë parash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›