E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet Braçe me një milionë lekë gjobë

10/02/2012  Me 1 milionë lekë u dënua dje deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe nga Gjykata e Tiranës, duke e cilësuar fajtor për akuzën e shpifjes, në procesin ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi. Në kërkesë-paditë e saj Vokshi pretendon se shpifjet në emrin e saj i kanë cënuar dinjitetin e reputacionin. Deputetja Albana Vokshi deri më tani ka fituar gjyqet me deputetët Eduart Shalsi, Sajmir Tahiri dhe Artan Gaçe dhe se fundmi me Erjon Braçen, ndërsa ka paditur dhe 5 deputetë të tjerë socialistë. Akuzat erdhën nga nëntë deputetë të PS-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›