Siri, 25 të vdekur dhe qindra të plagosur nga dy shpërthime
SIRI- Të paktën 25 persona mbetën sot të vrarë, ndërsa 235 të tjerë u plagosen sot nga dy shpërthime në qytetin verior Aleppo të Sirisë, bëri të ditur televizioni shtetëror vendas.
Shpërthimet kishin në shënjestër një ndërtesë ushtarake të zbulimit dhe një bazë të forcave të sigurisë në qytetin kryesor tregëtar, i cili ka qënë relativisht i qetë që kur filloi kryengritja kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad në muajin mars te vitit te kaluar.
Televizioni shtetëror fajësoi terroristët e armatosur për sulmet, duke treguar pamje filmike të trupave të gjakosur pranë ndërtesave.
Në qytetin qëndror të Homsit, aktivistët e të drejtave thanë se tanket rrethuan lagjet opozitare për të shtatën ditë me rradh si pjesë e një operacioni të qeverisë kundër rebelëve në mbarë vendin. Presidenti amerikan Barack Obama bëri thirrje dje për t’i dhënë fund gjakderdhjes së egër në Siri.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)