Sektori financar, 3.4 milonë dollarë nga FSVC
10/02/2012 Ekspertë specialë në ndihmë në menaxhimin e riskut në Banka
Situata kritike financiare në BE, e cila ka nisur të sjellë dhe problemet e para në Shqipëri, ka mundësuar firmosjen e një pakti ndihme mes Shqipërisë dhe FSCV. Për zbatimin e marrëveshjes do të mbërrijnë pranë Bankës së Shqipërisë dhe ekspertët e posaçëm. Organizata FSVC ka akorduar një fond prej 3.4 milion dollarë për sektorin financiar shqiptar. Marrëveshja u firmos dje mes Presidentit të FSVC, Andre Spindler dhe Guvernatorit Ardian Fullani. Fondi do të shërbejë për drejtimin e një programi 4-vjeçar. Veç kësaj do të sigurojë asistencë teknike ku do të angazhohen nga ekspert të fushës për Bankën e Shqipërisë. Ajo do të shërbej për të forcuar kapacitetin e BSH për menaxhuar rreziqet në sektorin financiar. Gjatë fjalimit të tij, Andre Spindler tha se “do të organizojmë gjithashtu edhe trajnime teknike në mënyrë që të rritet zbulimi i problemeve që mund të hasen. Veç kësaj do të sigurojë strategjitë këshillimore në lidhje me politikat dhe rrezikun tolerancës e bankave komerciale”. Ky program do të menaxhohet në nivel lokal nga zyrat e FSVC-së në Tiranë. Guvernatori i BSH, Fullani, gjatë fjalimit që mbajti falenderoi këtë organizatë për mbështetjen që ka dhën në zhvillimin financiar të Shqipërisë. Ai tha se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe për vitet në vijim, duke e konsideruar atë si diçka tepër të dobishme. Marrëveshja është akorduar deri në vitin 2014.
.