E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni cunami qeveritar. Dorehiqet ministri i Rindertimit

Një tjetër goditje për kryeministrin japonez Naoto Kan u zyrtarizua sot me dorëheqjen e ministrit të Rindërtimit, vetëm një javë pas marrjes së detyrës. Ryu Matsumoto, i emëruar në postin e krijuar rishtazi, dha dorëheqjen për shkak të vërejtjeve të tij që kanë fyer sipas medias në vend viktimat e tërmetit dhe cunamit të muajit mars. Ryu Matsumoto, mori detyrën më  27 qershor e sot në një konferencë për  shtyp kërkoi falje për fjalët e tij që sipas medias tejkalonin kompetencat e tij.

"Zemra ime është me viktimat e katastrofës, më shumë dhe se shumica e njerëzve, por fjalët e mia nuk e shprehën këtë e madje ishin të ashpra hera herës dhe ajo që kam thënë është interpretuar në mënyrë të gabuar. Unë me të vërtetë dua tu kërkoj falje viktimave të fatkeqësisë për cënimin e ndjenjave të tyre"- tha Matsumoto.

Një seri komentesh të bëra gjatë vizitës së Matsumotos në zonat e prekura ka zemëruar viktimat e tërmetit dhe cunamit duke krijuar polemika në media dhe interernet. Në një vend shumë të ndjeshëm ndaj mirësjelljes, ministri i ri refuzoi t’i japë dorën kreut të prefekturës së Miyagi sepse mbërriti vonë në takim ndërsa ju drejtua dhe me fjalë të ashpra sepse nuk ishte aty për ta pritur.

Nuk nguroi as të kërcënonte mediat në lidhje me transmetimin e incidentit në fjalë duke shtuar se qeveria qendrore nuk do të ndihmojë komunitetet e goditur nga cunami në qoftë se ata nuk arrijnë të ndihmojnë veten e tyre. E ndonëse për të nuk pati një kronikë televizive incidenti i plotë përfundoi në internet duke i kushtuar postin ministrit të ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›