E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji, biznesi takohet me tatimet

Ligji i ri procedurave tatimore i ka krijuar me shume lehtesi biznesit ne marredheniet me tatimoret. Kete konkluzion e dha dje kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes, Gjoke Uldedaj, ne nje takim me drejtorin e Pergjithshem te Tatimeve, Arben Sefgjini. Duke qene ne nje hap te rendesishem te zbatimit te ketij ligji, kur ende nuk kane dale udhezimet e tij, drejtuesit e Dhomes e gjykuan si te rendesishem nje takim te tille, ne menyre qe te merren ne konsiderate te gjitha verejtjet e mundshme te biznesit, ku ne fazen e zbatimit te tij te mos kalohet ne kontestime te panevojshme. Nga ana tjeter, drejtuesit e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, duke e konsideruar tashme biznesin si partner ne ndryshimet fiskale, kerkuan te merrnin ne konsiderate verejtjet e biznesit, duke dhene dhe sqarimet e tyre te nevojshme per kete ligj. Kreu i Dhomes se Tregtise e konsideron kete ligj si revolucion fiskal, por njekohesisht dhe transparent. “Ligji i miratuar eshte nje ligj me transparent dhe me liberal ne konceptin e fazave te ankimimit. Nese me ligjin e vjeter gjithcka ishte e lidhur me veprimin e nje inspektori tatimor, sot jane fazat e ankimimit qe nga grupi i eksperteve qe vepron te nendeget deri te drejtoria e apelit qe vepron ne Drejtorine e Pergjithshme”, u shpreh Uldedaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›