E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP, 6 qytete me uje te ndotur

Analizat e kryera nga Instituti i Shendetit Publik kane treguar se edhe gjashte qytete te vendit kane konsumuar uje te ndotur. Kurse per sa i perket shkakut ka rezultuar se ka qene pikerisht rrjeti i amortizuar ai qe ka shkaktuar edhe kete ndotje te larte bakteriale ne Milot, Kelcyre, Peshkopi, Vlore, Memaliaj dhe Lezhe. “Ujesjellesit te Milotit i eshte dashur qe te nderprese furnizimin me uje te pijshem per shkak te ndotjes se larte qe ka pasur ne rrjet. Keshtu, nga analizat e kryera nga ana jone, u pa e udhes qe furnizimi me uje nga ujesjellesi te nderpritet, ne menyre qe te parandalohet ndonje epidemi e mundshme”, tregojne te dhenat e ISHP-se. Vetem gjate ketij viti ne vendin tone jane konstatuar dy shperthime te medha epidemike per shkak te ndotjes se ujit te pijshem. Keshtu, pak muaj me pare banoret e Ures Vajgurore pesuan infeksione te renda, per shkak te bashkimit te ujerave te zeza me ato te bardha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›