"Vrava per tradhtine e gruas"
Tirane- Bashkeshorten e vrara pasi me tradhtonte. Keshtu ka nisur te rrefeje perpara gjykates 70 vjecari Halim Shehu. Gjate caktimin te mases se sigurise dje, ne Gjykaten e Faktit i moshuari ka deklaruar se bashkeshortja e tij Fatime Shehu, 67-vjecare dhe fqinji Bexhet Xhabrahimi, rreth 60 vjec kishin disa kohe qe kishin lidhje me njeri-tjetrin. Mesohet se i moshuari per te vertetuar kete fakt kishte ftuar diten ngjarjes per kafe ne banesen e tij Xhabrahimin. "Per nje moment i lashe vetem dhe pashe qe Xhabrahimi i hodhi doren ne qafe gruas sime", mesohet te kete deklaruar para gjykates 70 vjecari. Me pas, sipas tij, kishte shkuar dhe kishte marre armen e tipit "TT" duke iu drejtuar "ciftit". "Ai iku me vrap, une e ndoqa dhe e qellova te dera. Me pas vrara dhe bashkeshorten time. Pastaj jam dorezuar ne Komisariatin numer 1", mesohet te kete sqaruar gjykaten i moshuari. Pas pranimit te akuzes, avokati i tij mbrojtes i ka kerkuar gjykates caktimin nje mase sigurie me te bute, kjo per vete moshen ne te cilen eshte Shehu. Nga ana tjeter prokurori i kerkoi gjykates, caktimin e mases se sigurise "arrest me burg", per shkak te rrezikshmerise se tij. Gjykata pasi degjoi te dyja palet caktoi dje masen e sigurise "arrest me burg". Ngjarja per te cilen akuzohet 70 vjecari ka ndodhur kater dite me pare ne Sauk te Tiranes. Ora shenonte 18:50, kur i moshuari ka qelluar mbi fqinjin e tij, trupi i tij u gjet ne prag te baneses dhe me pas bashkeshorten me nje pistolete tip "TT". Nga hetimet e para u dyshua se ai kishte kryer vrasjen e dyfishte per probleme pronesie. Sipas hetimeve dyshohej se viktima Xhabrahimi kishte lene 70 vjecarit qe te mblidhte ullinjte e tij, ndersa kete vit kishte vendosur qe per ullinjte te merrej nje tjeter person. 70 vjecari e kishte thirrur ne banesen e tij viktimen per t'u sqaruar, por pas nje zenke e kishte qelluar me nje pistolete te cilen e mbante pa leje. Ndersa nga hetimet e para dyshohej se bashkeshortja e tij, kishte mbrojtur Xhabrahimin, fakt i cili nuk i kishte pelqyer bashkeshortit te saj, i cili me pas qelloi edhe mbi te. Prokuroria e Tiranes ka ngritur ndaj 70 vjecarit akuzen e "vrasjes me dashje".
VETËDORËZIMI
Pak minuta pas kryerjes se krimit me dy te vdekur, autori i dyshuar Halim Shehu, eshte vetedorezuar ne Komisariatin numer 1, te kryeqytetit. Ai dorezoi dhe armen e krimit, pistolete "TT".
VETËDORËZIMI
Pak minuta pas kryerjes se krimit me dy te vdekur, autori i dyshuar Halim Shehu, eshte vetedorezuar ne Komisariatin numer 1, te kryeqytetit. Ai dorezoi dhe armen e krimit, pistolete "TT".