E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ve ne pranga 5 autoret

Tirane- Pese persona kane rene ne pranga pasi kane konsumuar vepren penale te vjedhjes. Keshtu specialistet e Seksionit Kunder Vjedhjeve te Biznesit bene te mundur arrestimin e G. H., 16 vjec, Ilir Hoxha, 19 vjec, Bashkim Sallaku, 46 vjec, Erion Dehani, 21 vjec, Adriatik Gozhina, 36 vjec. Sipas burime zyrtare te policise pese te arrestuarit ne bashkepunim me njeri - tjetrin, kane vjedhur ne date 13 nentor 2008, magazinat e firmes se bojerave "Olvi Hrom", tek Dogana, prone e nje qytetari. Ne cilesine e proves materiale policia sekuestroi 142 kuti stuko 1 kg, 24 kuti stuko 2 kg, 64 tuba silikoni akrelik, 39 pigmente kompjuteri me mbishkrimin "Beriamin Moore" dhe materiale te tjera te cilat kapin vleren e 70 000 euro. Materialet hetimore ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise. Mbi ta rendon akuza e "vjedhjes, kryer ne bashkepunim".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›