E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 16 vjecari, ne kerkim shoku

Tirane- Nje 16 vjecar ka rene ne pranga teksa ishte duke kryer vjedhjen e radhes. L. Xh., 16 vjec, lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane, i denuar me pare per vepren penale te vjedhjes, eshte arrestuar nga specialistet e Seksionit Kunder Vjedhjeve te Biznesit. 16 vjecari eshte vene ne pranga ne momentin kur ne bashkepunim edhe me nje person tjeter kane tentuar te vjedhin dyqanin ushqimor ne rrugen "Mine Peza", prone e nje shtetasi. Burime nga policia bene me dije se eshte bere i mundur identifikimi i bashkepunetorit te tij. Materialet hetimore ne ngarkim te 16 vjecarit i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Tiranes. Mbi te rendon akuza e "vjedhjes, ne bashkepunim e mbetur ne tentative". Burime nga policia bene me dije se po punohet per kapjen e bashkepunetorit te 16-vjecarit ne kete vjedhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›