E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlande proteste kunder masave anti-krize

Mijera persona pritet te mbushin sot rruget e Dublinit ne kuader te nje proteste kunder planit 4-vjecar anti-krize te qeverise irlandeze.

Kongresi Irlandez i Unionit te Tregtise ICTU ka premtuar nje marshim paqesor drejt qendres se qytetit.

Megjithate policia ka paralajmeruar se grupe te caktuara mund ta perdorin mitingun per te shkaktuar trazira.

Ne fillim te muajit ne Dublin u regjistruan trazira dhe akte dhune per shkak te protestes se studenteve kunder rritjes se taksave ne arsim.

Komisioneri irlandez per policine Fachtna Murphy ka deklaruar se shpreson qe manifestimi do te jete dinjitoz dhe paqesor edhe pse policia eshte pergatitur per gjithcka.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›