Sulaj iken nga Dinamo
Brenda një ditë dy lajme me shije të kundërt. Një i mirë për qendrimin në Superiore dhe një tjetër i keq për largimin e atij që ka qenë sponsorizuesi dhe presidenti. Besnik Sulaj ka bërë me dije largimin nga Dinamo, pikërisht në atë që mund të ishte dita më e lumtur pas një periudhe tepër të stresuar.
Ish-bosi blu nuk ka dashur të japë shumë arsye për këtë largim, duke u mjaftuar me fjalë të përgjithshme si “kam plot punë të tjera për të bërë”. Një largim që vë një pikëpyetje tejet të madhe mbi të ardhmen e një klubi të lavdishëm futbolli, 17 herë kampion i Shqipërisë dhe 13 herë fitues i kupës. Nën drejtimin e Sulajt u fituan 3 nga këta tituj, më 2002, 2008 dhe 2010 si dhe u fitua kupa e Shqipërisë më 2003.
Biznesmeni i ardhur nga Mallakastra, sponsorizoi blutë që nga viti 1999, duke pasur vetëm një ndërprerje të vogël në nisje të viteve 2000. Sezoni i fundit ishte dëshmitar i shumë zhvillimeve në klub, përfshi edhe vendosjen e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve në kompleksin e saj sportiv.
Nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e Dinamos. Në kohën që ne jetojmë ka pak rëndësi se kush ke qenë, vlen vetëm se çfarë je. Problemi më i madh është se askush nuk e ndjen më të tijin klubin blu, ndërsa rruga e vetme, saktësisht moda e kohëve të fundit, është të gjendet një bashki që të krijonte një simbiozë me Dinamon. Ndoshta duke i kërkuar një sakrificë të vogël: ndryshimin e emrit, siç bëri Valbona e basketbollit të meshkujve, që sot quhet Kamza Basket.