E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistani burgos doktorin që spiunoi Bin Laadenin

Shakil Afridi u akuzua për tradhti dhe për një program të rremë vaksinimi për mbledhjen e informacioneve për agjencinë amerikane të inteligjencës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, konfirmoi në muajin janar se Dr Afridi kishte mbledhur AND për të ndihmuar në përcaktimin e vendndodhjes së Bin Ladenit.

Bin Laden u vra nga forcat amerikane në qytetin e Pakistanit veri-perëndimor  Abbottabad në maj të vitit 2011.
Vrasja e Bin Ladenit hapi polemika të ashpra mes SHBA-ve dhe Pakistanit lidhur me ligjshmërinë e sulmit dhe shkeljen e hapësirës territoriale të Pakistanit.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-23 14:20
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›