E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bagdad, nisin bisedimet për krizën bërthamore iraniane

Bisedime mes grupit 5+1 (SHBA, Rusi, Kinë, Britani, Francë + Gjermania)  dhe Iranit po mbahen në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, pasi ky qytet u kërkua nga pala iraniane.

Këto bisedime vijnë një ditë pasi Kkreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike bisedoi me iranianët në përpjekje për t’i bindur që të monitorohet impiantet bërthamore të Teheranit.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Ali Akbar Salehi, thotë se përpjekjet e ndërkombëtarëve për të ushtruar presion mbi Iranin në bisedime do të jenë “të kota”.

Por, ai theksoi në një konferencë për shtyp se kishte arsye për të qenë optimist lidhur me negociatat. “Sipas informacioneve pala tjetër dëshiron ta kthejë Bagdadin në sukses. Shpresojmë që brenda ditës ose brenda dy ditëve të mund të sjellim lajme të mira”, tha Salehi.

Perëndimi pretendon se Irani po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, ndërsa Teherani këmbëngul se ka qëllime paqësore dhe se kërkon të përdorë energjinë bërthamore.

Në Bagadad masat e sigurisë janë të ashpra. 15 000 trupa kanë fortifikuar vendin ku po organizohet samiti brenda zonës së gjelbër të Kryeqytetit.

Samiti i mëparshëm i mbajtur në mes të muajit prill në Stamboll rezultoi i suksesshëm të paktën për përcaktimin e një tjetër takimi për në Bagdad./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-23 12:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›