E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet studenti, trafikoi 108 kg hashash

 

TIRANE – Trafiku i një kuintali lëndë narkotike marijuanë do t’i kushtojë 5 vjet e 4 muaj heqje lirie Klodian Bashës, ish- studentit të ekonomikut nga Lazarati. Gjykata për Krimet e Rënda i dha fund dje gjykimin në ngarkim të Bashës, duke dhënë verdiktin përfundimtar. Sipas vendimit të togave të zeza të Krimeve të Rënda, Klodian Basha u dënua me 8 vjet heqje lirie, me akuzën e “trafikut të lëndëve narkotike”. Për shkak se ndaj tij gjykata zbatoi gjykimin me kohë të shkurtuar, Basha përfitoi uljen e një të tretës së dënimit. Pak seanca më parë, gjatë pretencës, Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi për Bashën deklarimin e tij fajtor dhe dënimin me 11 vjet heqje lirie. Basha, u arrestua në nëntor të vitit të kaluar, pasi nën shoqërinë e dy personave të tjerë ishte duke tentuar të kalonte në rrugë tokësore 108 kilogramë marijuanë për në Greqi.   ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›