“Të reflektojmë përmes filmave mbi dilemat e dinjitetit njerëzor”
Petrika GROSI
Profesori amerikan i studimeve dhe përkrahjes të të drejtave të njeriut në kolegjin UTICA të Nju Jorkut, Theodore S. Orlin, president i Konsorciumit Ndërkombëtar të Arsimit për të Dretjat e Njeriut dhe një nga aktivistët më të njohur në botë në këtë fushë, ka pranuar që të flasë në një intervistë të dhënë dje për gazetën “Albania”, mbi rëndësinë e festivalit të filmit që zhvillohet këto ditë dhe mënyrën se si këto filma duhet të ndikojnë te publiku duke e bërë të reflektojë dhe të edukohet me normat ndërkombëtare. Gjithashtu, prof. Orlin tregon mbi njohjen e tij me Shqipërinë dhe kineastin Kujtim Çashku, punët e përbashkët dhe rrugën ku është ecur para për gjithë këto vite.
Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar i të Dretjave të Njeriut pritet të çelet sot (dje) në mbrëmje. Ju si president nderi i këtij aktiviiteti, si e shihni një edicion më tepër?
Ky është një moment i rëndësishmë pasi është hera e katërt që festivali zhvillohet në Tiranë; ç’ka do të thotë se tashmë është krijuar një traditë për të promovuar të drejtat e njeriut. Kur aktiviteti nisi katër vjet më parë ishte shumë i thjeshtë, kishte pak oferta dhe mungonin producentët. Sot ne kemi një festival që zhvillohet në pesë ditë me praninë e mjaft filmave, producentëve dhe regjisorëve që kanë sjellë filma për të drejtat e njeriut. Filmi është një mënyrë e drejtpërdrejtë për të kuptuar për t’u njohur me të drejtat e njeriut. Përveçse dëgjon, edhe kupton se çfarë do të thotë realisht të drejta njerëzore, duke e ndier me shqisat tona dhe duke e reflektuar më pas mbi atë që shohim.
Në këtë festival marrin pjesë 37 filma ndërkomëbtarë dhe asnjë shqiptar. A nuk është pak në kontrakst kjo?
Të dretjat e njeriut janë një problem universal sepse nuk flasim thjesht për të drejtat, por për ta bërë reale dhe ta bëjmë më të kuptueshme çështjen e të drejtave të njeriut. Ne duhet të kuptojmë se dinjiteti njerëzor bazohet mbi të drejtat e njeriut. Në këtë rast, kur i shohim këto të drejta të pasqyruara në ekran i kuptojmë më mirë. Duhet mbajtur mend që ky është festival ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut janë universale dhe problemet e njerëzve kudo në botë janë të ngjashme. Pra, Shqipëria nuk bën përjashtim. Prej vitesh ju keni një shkollë filmi si “Marubi” dhe shumë regjisorë të rinj po mësojnë këtu, të cilët do të jenë një mundësi e mirë që në të nesërmen të bëhen filma. Pra, nëse shqiptarët ndjekin këta filma, ata vetë do të gjejnë frymëzimin për të realizuar nesër filmat e tyre.
Cilat janë lidhjet tuaja me Shqipërinë?
Hera e parë që erdha në Shqipëri ka qenë viti 1992. Vija për çështjen e të drejtave të njeriut. Në atë kohë takova edhe regjisorin Kujtim Çashku që punonte në Komitetin e Helsinkit. Pesë vjet më parë ne folëm për rëndësinë e një festivali dhe aty nisi gjithçka, për të vijuar më tej deri tani që flasim. Kam pasur kontakte me mjaft njerëz dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Shqipëri, si dhe studentë shqiptarë të cilët sot punojnë për çështjen e të drejtave të njeriut. Për këto arsye lidhjen time me Shqipërinë është e hershme dhe janë këto çështje që e forcojnë edhe më shumë atë.
Sot (dje) pritet të çelni festivalin, çdo të thotë kjo për ju?
Është një nder dhe kënaqësi për mua, që të hap edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombnëtar të të Drejtave të Njeriut (IHRHHA).
Kur ky festival filloi në vitin 2006 ishte shumë modest. Synimi i tij ka qenë ndihma në përcjelljen e mesazhit të të drejtave të njeriut në një shoqëri që ishte duke u shkëputur nga e kaluara e saj totalitare dhe që dëshironte të bëhej një shtet i gjallë europian, i përkushtuar ndaj të drejtave të gjendura në institucionet ndërkombëtare, me të cilat ai ishte rënë dakord. Gjatë bisedave tona, dy kolegë, Kujtim Çashku dhe unë, që kishim punuar bashkë që në ’92, për promovimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri, kuptuam se mesazhi për të drejtat e njeriut kishte nevojë për përkujdesje dhe rigjallërim. Dhe, nuk ka asnjë metodë më të mirë për ta bërë këtë, se sa ta sillje në vëmendjen e shqiptarëve filma nga të gjithë anët e botës, në mënyrë që të mund të vlerësonin dilemat njerëzore, që shqetësojnë kudo e vazhdimisht, përmbushjen e dinjitetit njerëzor. Kështu lindi IHRFFA.
30 Shtator 2009