E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lokalet bllokojnë rrugën në ish-bllok

 

TIRANE - Policia e Tiranës ka nisur hetimet në gjendje të lirë për dy pronarë lokalesh në zonën e ish-Bllokut, me akuzën e “pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ata do të hetohen nga policia pasi kanë penguar qarkullimin në rrugën pranë lokaleve të tyre, duke rezervuar parking në mënyrë të jashtëligjshme për klientët e lokaleve. Burime nga policia thanë se hetimet kanë nisur për biznesmenët F.S., 39 vjeç dhe S.C., 47 vjeç. Sipas policisë, dy ditë më parë, në rrugën “Ismail Qemali”, përballë piceri “Era”, pronarët e lokaleve të mësipërme kanë ngushtuar rrugën për interesa vetjake, duke vendosur karrige, tavolina si dhe disa vazo në brendësi të rrugës, duke vështirësuar qarkullimin normal të automjeteve. Ata janë denoncuar nga disa drejtues mjetesh, të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë për zhbllokimin e rrugës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›