E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ana Safronik, aktorja ukrainase zhvishet për “Max”-in



E bukur po aq sa e talentuar, Ana Safronik është një nga figurat më popullore të ekranit dhe të kinemasë në Itali. Për të kënaqur plotësisht fansat mungonte vetëm diçka: një shërbim fotografik në të cilin ajo të zhvishej nudo dhe për të realizuar këtë, u kujdes revista “Max”. Ëndrra profesionale e Anës? “Gjëja më e bukur për një aktore është të përgjidhet nga një regisor i famshëm. Stiven Spilberg për shembull”. Sigurisht që nga seriali “Njëqind vitrinat” deri te Spilberg është një hap gjigand, poir nga toka mëmë Ana është mishërim i aristokracisë dhe mondanitetit. Ndërkohë hapi për të kaluar në ekranin e madh është hedhur tashmë, falë dedikimit ndaj punës dhe përgjegjësive. Një histori dashurie e përfunduar keq, një jetë e thjeshtë, por edhe një shpirt aventuresk që në pamje të parë arrin ta fshehë më së miri. “Jam një person që merr përsipër sportet ekstreme. Më pëlqen të bëj ski, zhytje nënujore dhe sapo kam filluar të merrem me “kickboxing”. Për “Max”-in ajo realizon poza sensuale, e zhveshur ashtu siç e ka bërë nëna. Përballë objektivit ajo e lë veten të lirë duke u shprehur se ajo që e mban të fshehtë është erotizmi.

Bejonse

Manitë e divës kapriçoze
Një fundjavë prej dive kapriçoze që diskutohet kudo. Bëhet fjalë për fundjavën e kaluar nga këngëtarja Bejonse Knolis në Singapor. Gjatë garës për çmimin e madh të “Formula 1”, gjatë mbrëmjes ajo u injorua nga fansat, të cilët u treguan të gatshëm për një koncert të realizuar nga Lindsi Lohan. Sa keq që pas kuintave ajo bëri gjithçka për të fyer aktoren. Bejonse erdhi me vonesë dhe u drejtua për të dhoma e saj e veshjes. Ato gjeti Linsin, të cilën me të bërtitura e detyroi të dilte jashtë. Lohan mbeti paksa keq nga kjo ngjarje, por u bind për të shmangur polemikat. E pakënaqur, Bejonse bëri gjithçka për të merituar titullin “Mis Antipatia”. Megjithë vapën e tmerrshme, ajo refuzoi t’u jepte hua ventilatorët artistëve të tjerë të cilët mbetën të shokuar nga sjellja aspak e hijshme.

30 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›