E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e Remzi Hoxhës, refuzohet në gjyq dëshmitarja me dy emra

 

TIRANE – Identiteti i dyfishtë i dëshmitares së paraqitur për të dëshmuar te Krimet e Rënda dështoi dje seancën në ngarkim të katër ish-sekretëve, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. E kërkuar nga prokuroria për të dëshmuar dijeninë e saj mbi rrëmbimin e Hoxhës, dëshmitarja u prezantua me emrin Ruzhdo Kërçini, ndërsa nuk figuronte e tillë në procesverbalin e mbajtur për të pak vjet më parë. Sipas prokurorisë, Ilika ose Rruzhdo Kërçika, është një nga dëshmitarët kryesore të marrjes peng të biznesmenit Hoxha në vitin 1995 në Tiranë. Mësohet se ajo ka qenë punonjëse në punishten e duroaluminit të biznesmenit të zhdukur dhe se ajo është një nga njerëzit që ka kallëzuar në polici rrëmbimin e tij, nga disa persona të armatosur. Po dje gjykata bëri të ditur përpara palëve, se kancelaria e gjykatës ka hyrë në kontakt me kompaninë që mundëson linjën e internetit për gjykatën për të konfirmuar faktin, nëse është e mundur apo jo marrja e dëshmisë së Avdyl Loshajt me anë të video-konferencës nga Hollanda. Fakti që dëshmitarja e djeshme ishte e vetmja që ishte paraqitur, pas pamundësisë për të pyetur edhe atë, seanca u shty për një datë tjetër. Dy identitete të ndryshme në dy dokumente të ndryshme, të cilat i korrenspondonin të njëjtit person, futën në dilemë dje trupën gjykuese që po shqyrton dosjen e ish-sekretevë në Gjykatën për Krimet e Rënda. E paraqitur përpara togave të zeza, dëshmitarja pohoi tha se quhej Ruzhdo Kërçini, i njëjti emër i shënuar edhe në pasaportën që ajo kishte me vete. Ndërsa ndryshe ishte shënuar emri i saj në procesverbalet e deklarimeve të dhëna prej saj përpara policisë gjyqësore. Pasi verifikoi se personi kishte të njëjtat gjenealitete, prokurori i çështjes kërkoi pyetjen e dëshmitares. Ndërkohë që gjykata pranoi kërkesën e përfaqësuesve të mbrojtjes, të cilët pretenduan se pa u saktësuar me anën e një dokumenti se dëshmitarja figuronte ligjërisht me dy emra të ndryshëm, nuk mund të dëshmonte. Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Ilir Kumbaro dhe Budjon Mece janë të pandehurit e këtij procesi në Gjykatën për Krimet e Rënda. Sipas Prokurorisë, ata akuzohen për rrëmbimin dhe torturimin e Remzi Hoxhës, Ziso Kristopulit dhe Avdyl Loshajt në vitin 1995, tortura prej të cilave dyshohet se ka humbur jetën Hoxha, i cili rezulton i zhdukur.                ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›