Denoncimet, kapet në flagrancë dhunuesi i varreve
Policia e Durrësit arreston 36-vjeçarin Dritan Mergo
DURRËS – Biznesi i dhunimit të varreve ka përfunduar keq për një 36-vjeçar. Dritan Mergo e kishte bërë aktivitet të përditshëm plaçkitjen e varrezave, ku vidhte konstruksione metalike dhe gjëra me vlerë, të cilat më pas i shiste për skrap. Por mbrëmjen e së enjtes ai është kapur në flagrancë me një thes të mbushur plot me gjëra të cilat i kishte hequr nga vendet ku preheshin të vdekur. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se kanë ndaluar shtetasin Dritan Mergo, 36 vjeç, lindur dhe banues në qytetin bregdetar, i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes. Operacioni për kapjen e tij nisi pas dhjetëra denoncimeve që ishin bërë në policinë e Durrësit për dhunim të varreve.
Arrestimi
Policia e qytetit bregdetar bënë të ditur se është arrestuar shtetasi Dritan Mergo është arrestuar pasi ishte parë nga disa persona të ndryshme që dhunonte dhe më pas vidhte sendet që ndodheshin brenda varreve në qytetin e Durrës. Uniformat blu, bëjnë të ditur, se në momenti e arrestimit atij, i është kapur një thes, brenda të cilit kishte një sërë materialesh të vjedhura nëpër varre të ndryshme. Sipas burimeve pranë kësaj policie, persona ë këtij qyteti ishin ankuar disa herë se varret e të afërmeve të tyre ishin dhunuar dhe se ishin bastisur nga persona të pa identifikuar. Pas verifikimeve të shumta, policia njoftoi ditën e djeshme se vuri në pranga autorin e këtyre grabitjeve. Por bëhet e ditur gjithashtu se është ende duke u hetuar lidhur me persona të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me Mergon. Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të “dhunimit të varrezave dhe vjedhjes”.
Precedentët
Rreth një vit më parë, në qytetin e Beratit është arrestuar Xhafer Hysenje i cili është ndaluar pasi vidhte bronzin e varrezave dhe e shiste më pas atë. Ishte një telefonatë e mbërritur në polici njoftoi se një person shkatërronte varrezat e fshatit Kutalli. Menjëherë pas mbërritjes së informacionit uniformat blu kanë mbërritur drejt fshatit Kutalli, ku në varrezat e fshatit është arrestuar ndërsa dëmtonte një prej varreve. Ai kishte si qëllim vjedhjen e materialeve prej bronzi, të cilat i shiste në një pikë grumbullimi të këtyre objekteve. Policia bllokoi në cilësinë e provës disa sende që Hysenje kishte mundur të hiqte me forcë. Pritet që të zbardhen nga policia dhe rastet e tjera të vjedhjeve në varre, duke arritur deri në zbulimin e destinacionit të objekteve. Por një rast i ngjashëm është regjistruar dhe në qytetin e Korçës, ku 23-vjeçari Vaskë Baka është vënë në pranga pas survejimit të lëvizjeve të tij prej disa ditësh nga policia e rendit dhe ajo bashkiake. Disa herë familjarët e të ndjerëve ishin ankuar për dëmtimet në varret e të afërmve të tyre dhe menjëherë ka nisur puna për identifikimin e autorëve, të cilët synonin kryesisht objekte mermeri apo bronzi. Në pranga është vënë Vaskë Baka, ndërsa janë shoqëruar disa persona. Në varrezat publike janë konstatuar në plot 20 raste të vjedhjes së objekteve. Pasi merren ato çohen nëpër fshatra, ku objektet prej bronzi shiten te persona që merren me shkrirjen e tyre. Policia ka bllokuar disa objekte të grabitura nga i ndaluari, të cilat do t’u shpërndahen familjarëve që bënë denoncimet. Sipas policisë, Vaskë Baka është kapur në. Ai u kap në varret publike duke vjedhur disa poçe nga varret, ndërsa kishte lënë përgjysmë grabitjen e një tjetër objekti prej bronzi, të cilin për shkak të madhësisë e kishte prerë në mes. Gjatë viteve të fundit, është vërejtur një rritje e numrit të personave që kryejnë vjedhje në varreza, kryesisht, mermerin dhe bronzin e varreve, për t’i shitur më pas.
16 Janar 2010