INSTAT: Biznesi e mbylli vitin 2009 me rënie 1.4 për qind
Bie volumi i punës për biznesin. Kriza po jep efektet e saj në disa sektorë të vendit dhe këtë fakt e vërteton INSTAT-i me shifrat e tremujorit. Konkretisht, shifra e afarizmit në volum, vlerësuar me çmime fikse, në tremujorin e tretë 2009, krahasuar me tremujorin e dytë, ka rënie prej 1.4 për qind, kurse krahasuar me tremujorin e tretë 2008, shënon rritje modeste me 0.2 për qind. INSTAT-i deklaron se, volumi i prodhimit industrial rritet me 35.6 për qind në tremujorin e tretë 2009 ndaj tremujorit të tretë 2008, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është ulur me 1.9 për qind. Numri i të punësuarve në industri ulet me 1.4 për qind, ndërkohë që në industrinë nxjerrëse kemi një rritje prej 1.8 për qind të të punësuarve krahasuar me të njëjtin tremujor. Pavarësisht këtyre rënieve, vërehet në tërësi një rritje e pagave te privati, me 0.3 për qind, krahasuar si tremujor dhe 2 për qind me një vit më parë. Shifra e afarizmit në ndërtim është rritur me 24.5 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraardhës, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë 2009 është ulur me rreth 8.3 për qind. Rritja e shënuar në volumin e punimeve civile inxhinerike është 20.9 për qind krahasuar me tremujorin e tretë 2008, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues shënon rënie 24.7 për qind. Numri i të punësuarve në ndërtim është rritur me 9.5 për qind në tremujorin e tretë 2009 krahasuar me tremujorin e tretë 2008, ndërsa pagat janë rritur 12.7 për qind gjatë të njëjtës periudhë.
Te tregtia me pakicë, shifra e afarizmit është vlerësuar me rritje 12.6 për qind krahasuar me vitin 2008, si dhe me një rritje më të madhe, prej 14 për qind, krahasuar me tremujor.
Kursi i këmbimit
Banka e Shqipërisë
Më poshtë do të gjeni kurset e reja të këmbimit.
PëRDITëSIMI I FUNDIT: 12:21:20, 15.01.2010
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 96.03 +0.39
EURO EUR 138.37 -0.51
Poundi Britanik GBP 156.33 +0.59
Franga Zviceriane CHF 93.57 -0.24
Jeni Japonez (100) JPY 105.90 +1.79
Dollari Australian AUD 88.76 -0.22
Dollari Kanadez CAD 93.49 +0.53
Korona Suedeze SEK 13.63 0.00
Korona Norvegjeze NOK 16.97 -0.02
Korona Daneze DKK 18.58 -0.08
SDR SDR 151.11 +0.28
Ari(OZ 1) XAU 108670.38 -180.35
Argjend(OZ 1) XAG 1773.72 +2.42
16 Janar 2010