Oferta “Vodafone Duo” vijon të jetë e pranishme në dyqanet “Vodafone
Të gjithë ata që ende nuk kanë mundur të bëjnë të tyren paketën “Vodafone Duo”, tashmë kanë një tjetër mundësi për ti bërë surprizë njerëzve të tyre të dashur. Kompania “Vodafone” ka njoftuar se kjo ofertë krejt e veçantë e prezantuar në fund të dhjetorit, do të vijojë jetë e vlefshme edhe për disa javë të tjera. Paketa “Vodafone Duo” ju ofron një set prej dy aparatesh celularë të prodhuar ekskluzivisht për “Vodafone”, si dhe dy karta sim me parapagesë. E gjithë paketa, përfshihet në një kosto të vetme që vështirë se mund të sfidohet. Secili prej numrave të paketës ka një hapësirë masive komunikimi mujor prej 1000 minutash, 100 SMS dhe 100 MMS për tu përdorur drejt numrit tjetër të paketës, dhe kjo, për plot një vit prej momentit fillestar të aktivizimit. “Vodafone Duo” përbën një zgjidhje tepër të zgjuar të komunikimit me parapagesë dhe klientët kanë mundësinë të zgjedhin mes planeve tarifore “Vodafone Card” dhe “Vodafone Club”. Veç kësaj, ekziston mundësia për të përzgjedhur llojin e aparateve të paketës, për t’iu përshtatur buxhetit të gjithkujt. Klientët mund të blejnë paketën me setin e dy aparateve shumëngjyrëshe “Vodafone 228” për vetëm 9990 lekë (me TVSH-ë) ose paketën me setin e aparateve “Vodafone 527” për vetëm 15800 ALL (me TVSH-ë). Të dy numrat e paketës do të kenë edhe një kredit fillestar prej 400 ose 500 lekësh në varësi të planit tarifor “Club” ose “Card”. Dyqanet “Vodafone” ju mirëpresin që të përzgjidhni dhuratën unike që do blini për të dashurit tuaj tashmë që festa e “San Valentinit” po afron. Oferta është e vlefshme deri në datën 31 mars, por sasia e paketave është e kufizuar.
16 Janar 2010