Pranga 4 të rinjve shqiptar, grabisnin banesa
VIÇENZA - Një bandë e përbërë nga katër të rinj shqiptarë është shkatërruar nga karabinierët e Viçenzes. Ata kishin si objektiv vila, apartamente, e banesa të cilat i vidhnin gjatë natës. Forcat policore thanë se bëhej fjalë pikërisht për: Ervin Kurti 22 vjeç i cili ishte i vetmi person që kishte një leje qëndrim të rregullt në shtetin italian ndërsa tre shokët e tij klandestinë janë, Marjo Sefa 20 vjeç, Eltion Kasa 24 vjeç dhe Albion Krashi 19 vjeç. Për momentin të gjithë janë ndaluar me akuzën e vjedhjeve të banesave të shumta. Forcat policore pasi kishin marrë telefonata të shumta nga fqinjët e shqiptarëve, të cilët kishin parë shumë të rinj të cilët hynin e dilnin nga kjo banesë, bëri një kontroll në shtëpinë e tyre. Pas këtij kontrolli në banesën e tyre u gjendën shumë bizhuteri me vlerë, unaza, varëse, e shumë sende të tjera me vlerë. Krahas tyre autoritetet gjetën dhe doreza, litarë dhe dylbi të cilat përdoreshin nga shqiptarët për të kryer vjedhjet e tyre. Për sa i përket këtyre sendeve të gjetura të katërt shqiptarët nuk arritën të jepnin asnjë shpjegim, por sipas autoriteteve gjithçka ishte e vjedhur ku më pas ata e shisnin atë mall në treg të zi. Krahas saj asnjëri prej shqiptarëve nuk kishte një punë të rregullt në qytetin e Viçensës madje disa prej tyre ishte ndaluar dhe më parë nga forcat policore për akte të paligjshme.
Pranga 3 femrave shqiptare, vidhnin rroba në butiqe
RIÇIONE - Policia italiane bënë të ditur se ka ndaluar 3 femra shqiptare, të cilat akuzohen se kanë kryer disa vjedhje në dyqane të ndryshme. Tre vajzat, banuese në Peskarëse të Italisë janë arrestuar ditën e sotme nga forcat policore të Riçiones pasi kishin ikur pa paguar disa rroba, të cilat i kishin marrë në dyqanet e këtij vendi. Bëhet fjalë pikërisht për tre femra shqiptare ku respektivisht janë Myzejen Xhiva 51 vjeç, Deline Markaj 41 vjeç dhe një e mitur e cila ishte vetëm 16 vjeç. Të treja kishin vjedhur bluza të shumta në një dyqan që kishin një vlerë prej 300 eurosh. Pronari i dyqanit pasi e vuri re këtë gjë telefonoi menjëherë karabinierët të cilët i arrestuan gratë shqiptare dhe vajzën e vogël. Pasi u ndaluan nga autoritetet ato bënë një kontroll në makinën e tyre ku u gjendën dhe rroba të tjera intime për gratë, të cilat shqiptaret i kishin marrë në një dyqan tjetër pak më parë se të vidhnin rrobat e tjera ku dhe ato kishin një vlerë prej 230 eurosh.
16 Janar 2010