E Diel, 1 Nëntor 2026

“Programit të Nastradinit në Shqipëri nuk i beson njeri, bile as vetë këshilltari i tij bullgar”

27-02-2013 / Gazeta 55

Reagon Partia Demokratike për programin e Edi Ramës

Partia Demokratike ka nxjerrë në pah kundërthëniet e Partisë Socialiste përsa i përket taksës progresive.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD, Luara Vorpsi tregoi një video të regjistruar të takimit me mediat të profesorit bullgar Petrov i angazhuar nga PS-ja për të përligjur publikisht taksën progresive. Por në një pyetje ku i kërkohej  që nëse Partia Socialiste e Shqipërisë  do të vinte në pushtet, ka vendosur që të aplikojë taksën progresive,  edhe në faktin që ka deklaruar  se në Shqipëri janë vetëm 5 për qind njerëzit e pasur, a do të ishte kjo taksë e aplikueshme  për të përfituar para për buxhetin e shtetit; Profesori bullgar Petrov theksoi se “unë dua të ju them që nuk jam një armik i verbër i taksës së sheshtë dhe e kuptoj që është paksa e vështirë pas 5 apo 10 vitesh në të cilin ju e keni futur. Pra, ideja është që unë e kam marrë informacionin pak përpara se të vija në Shqipëri, që Partia Socialiste e Shqipërisë pas zgjedhjeve  do të ndryshojë këtë lloj sistemi sidoqoftë. Këtu duhen marrë parasysh me kujdes dy argumente. E para është se kjo nuk është një gjë që mund të bëhet menjëherë. Nuk bëhet nga sot në nesër sepse personat e shtresave të pasura dhe disa nga ato të shtresave të mesme mund të kundërshtojnë dhe kjo ka ndodhur edhe në Bullgari. Ideja është që qasja më e kujdesshme do të ishte ajo qasje që  është hap pas hapi, për shembull fillohet me një përqindje të caktuar , flas për taksën , për tatimin e të ardhurave personale, më pas kjo mund të shkojë në 10 për qind, 20 për qind deri në 25 për qind e kështu me radhë”. 
Konkluzionet nga kjo përgjigje janë: së pari profesori Petrov thotë se nuk e njeh realitetin shqiptar për të përcaktuar se cila taksë është më e mira, së dyti profesori bullgar thotë edhe nëse vjen PS në pushtet kjo taksë nuk mund të bëhet menjëherë, pra do kohë.
Me një fjalë Edi Rama duke dashur të vërë vetullat nxori sytë me profesorin bullgar të ekonomisë, i cili nxori në shesh të gjithë kundërthëniet dhe dilemat e ndryshimit të sistemit fiskal.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›