E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi, Basha fitues ne Tirane me 58.4% Rozeta Rapushi

Koalicioni "Aleanca per Qytetarin" 'fiton' Tiranen, jo vetem ne bashkine e madhe te kryeqytetit, por edhe 10 nga 11 njesi bashkiake. Keshtu rezulton sipas sondazhit te bere publik dje nga Instituti "Gani Bobi". I realizuar ne 4.026 persona, ky sondazh shpalli dje fitues ne Tirane, kandidatin e "Aleances per Qytetarin", Lulzim Basha me nje perqindje te larte prej 58.4% te votave, perballe kandidatit kundershtar te "Aleances per te Ardhmen", Edi Rama me vetem 39.8%. Konkurrenti i trete per garen e Tiranes, Hysni Milloshi, sipas sondazhit ka arritur te marre ne keto zgjedhje vetem 0.4%, nderkohe qe 1.3% kane deklaruar, asnje. Me gjithe shifrat e deklaruara, Presidenti i Institutit Hulumtues, Shkelzen Maliqi, theksoi qe per shkak se nje pjese e konsiderueshme e personave te anketuar, nuk jane pergjigjur fare, kapin shifren 30%. Ndersa per sa i perket rezultateve te sondazhit per te 11 njesite bashkiake ne vend, rezultoi se koalicioni "Aleanca per Qytetarin" i fiton pothuajse te gjitha ato, 10 nga 11 ne total. Mazhoranca, rezulton fituese ne te gjitha minibashkite, pervec njesise numer pese, ku fituese rezulton sipas sondazhit, kandidatja e PS-se, Jeta Seitaj me 53.5% te votave, kundrejt Erisa Xhixhos, me 46.5% te votave. Ne njesite e tjera bashkiake, rezultojne fitues kandidatet e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", madje me nje perqindje te larte te votuesve ne disa zona, qe i tejkalon 60%, si ne rastin e Arben Tafaj ne njesine bashkiake numer 8 me 62% te votave, Ilir Kokona me 67.5% si dhe Haki Mustafa ne njesine bashkiake numer 11. Presidenti i Institutit "Gani Bobi", Shkelzen Maliqi sqaroi se ishte parashikuar qe ne kete sondazh te pyeteshin 5.000 persona, por 30% e tyre kane refuzuar te pergjigjen. Fenomen ky, qe Maliqi theksoi se haset per here te pare ne kete anketim. "30% te personave, qe i kemi pyetur, kane refuzuar te pergjigjen e kane injoruar sondazhin. Ne jemi prezantuar si nje ekip neutral. Sondazhi, u zhvillua ne te gjitha vendvotimet ne Tirane dhe ne minibashkite. Pyetjet kane qene per kryetarin e bashkise, keshillin bashkiak dhe kryetaret e bashkive. Vetem ata qe jane pergjigjur, ne rezultat. 4026 veta, kane dhene pergjigje. 1707, nuk jane pergjigjur. Per shkak se nje pjese e te anketuarve nuk u pergjigjen, ne tejkaluam 5000 veta, nga qe nuk kishte pergjigje. Marzhi i gabimit, 10%, sepse nuk jane pergjigjur", sqaroi Maliqi. Sipas tij, me nje marzh te tille gabimi qe mund te shkoje deri ne 10 per qind, ekziston mundesia qe disa rezultate te permbysen. "Ne disa njesi, disa rezultate mund te permbysen per shkak te marzhit te gabimit, mund te dale 7 njesi bashkiake te fitoje PD dhe 4 PS, ose nje raport 6 me 5", vijoi Maliqi.

Sondazhi, 80% vleresuan procesin zgjedhor

Votuesit, te kenaqur me zgjedhjet

Votuesit jane shprehur dje te kenaqur me procesin zgjedhor, vijueshmerine e tij. Sipas sondazhit te realizuar nga Instituti "Gani Bobi", nje pjese e madhe e te anketuarve, mes votuesve ne Tirane, se sa te kenaqur jane me ecurine e procesit zgjedhor, jane shprehur ne mase te konsiderueshme se jane te kenaqur me zhvillimin e zgjedhjeve. Menyren se si ka ecur ky proces. Jo pak, por 79.6% e te pyeturve, nga nje numer prej 4026 persona ne total jane pergjigjur se jane te kenaqur me ecurine e procesit. Nderkohe qe nje numer prej 16% u shprehen se jane deri diku te kenaqur me procesin zgjedhor. Te pakenaqurit ne kete anketim, jane vetem 4%, nderkohe qe 0.2% kane refuzuar qe te pergjigjen per kete pyetje. Sondazhi ashtu si edhe pjesa tjeter, eshte kryer vetem ne kryeqytet, Tirane, ku ka edhe me shume zgjedhes dhe shihet me me shume interes. Edhe per kete rast, vlen marzhi i gabimit, prej 10%, te pakten sipas Presidenti i ketij Instituti, Shkelzen Maliqi. Sipas Maliqit, per pyetjet jane anketuar mbi 5000 veta, por rezultat, pra pergjigje eshte marre per 4026 persona, pasi nje pjese prej tyre nuk kane pranuar qe te pergjigjen per sondazhin e kryer.

Votimi ne Bashkine e Tiranes

Lulzim Basha 58.4%

Edi Rama 39.8%

Hysni Milloshi 0.4%

Asnje 1.3%

Votimi per anetaret e Keshillit Bashkiak Tirane

PD 52%

PS 40%

LSI 6.1%

PDIU 1%

PSD 0.3%

PBDNJ 0.1%

PR 0.2%

LZHK 0.2%

Njesia Bashkiake numer 1

PD. Agron Seseri 57%

PS. Lindita Nikolla 43%

Njesia Bashkiake numer 2

PD. Elez Gjoca 62.8%

PS. Artemon Cukalla 37.2%

Njesia Bashkiake numer 3

PD. Ilir Kokona 67.5%

PS. Enver Sulollari 32.5%

Njesia Bashkiake numer 4

PD. Hysen Xhura 57%

PS. Vait Kalaja 43%

Njesia Bashkiake numer 5

PD. Erisa Xhixho 46.5%

PS. Jeta Seitaj 53.5%

Njesia Bashkiake numer 6

PD. Luzhiana Abazaj 53.5%

PS. Krenar Cenollari 46.5%

Njesia Bashkiake numer 7

PD. Krenar Alimehmeti 60%

PS. Erion Koka 40%

Njesia Bashkiake numer 8

PD. Arben Tafaj 62%

PS. Sadi Vorpsi 38%

Njesia Bashkiake numer 9

PD Indrit Fortuzi 62.5%

PS. Armond Halebi 37.5%

Njesia Bashkiake numer 10

PD. Blendi Fuga 65%

PS. Enada Aliko 35%

Njesia Bashkiake numer 11

PD. Haki Mustafa 66.5%

PS. Naim Asllani 33.5%

Sa te kenaqur jane votuesit me procesin zgjedhor

79.6% Jane te kenaqur

16% Deri diku te kenaqur

4% Te pakenaqur

0.2% Refuzon te pergjigjet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›