E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi i vjedhjeve, ne rrezik agjentet

Vjedhjet e shumta ne Fier alarmojne drejtuesit e policise, qe dje kane zhvilluar nje mbledhje urgjente per marrjen e masave parandaluese dhe identifikimin e autoreve. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare, te cilat pohuan, per gazeten “KJ”, se ne oren 12:00, ne sallen e mbledhjeve, drejtues te policise kane mbledhur gjithe agjentet e zbulimit te krimeve ne rang komisariati dhe ne rang drejtorie, ku u eshte vene ne dukje dukuria e diteve te muajit shkurt, se pothuajse cdo dite ka ndodhur nje vjedhje banese nga 6 mije leke, deri ne shumen e 30 mije eurove, kurse autoret mbeten te paidentifikuar. Agjenteve te antikrimit u eshte kerkuar llogari, duke i kritikuar per rastet me te fundit, ku jane zhdukur pa gjurme mbi 50 mije euro. Ndersa ne fund u eshte lene vetem tri dite kohe per zbardhjen e ngjarjeve, ne te kundert do te ndeshkohen me transferime. Zyrtare te policise konfirmuan tendencen e hajduteve per te bastisur vilat e te pasurve ne Fier. Per vjedhjet e kryera policia ka shoqeruar persona te dyshuar apo te skeduar, por shenjat e gishterinjve nuk kane korresponduar me gjurmet ne vendngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›